Aktualitet

Vrasja në Dukagjin/ Nisen me urgjencë RENEA, FNSH dhe krerët e policisë

Bashkë me drejtuesit e policisë në ngjarje janë përfshirë dhe repartet e forcave speciale të RENEA-së dhe FNSH-së.  

27 Shtator 2023, 21:21 Nga I.A
Vrasja në Dukagjin/ Nisen me urgjencë RENEA, FNSH dhe krerët e
RENEA

DUKAGAJIN- Drejt Dukagjinit janë nisur drejtuesit e lartë të policisë dhe drejtorisë vendore të Shkodrës, pasi atentatit, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur djali i tij Gjin Guri. Bashkë me drejtuesit e policisë në ngjarje janë përfshirë dhe repartet e forcave speciale të RENEA-së dhe FNSH-së. Po ashtu në Dukagjin po bëhet dhe kërkim nga ajri për shkak të terrenit të vështirë. 

“Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

vrasje ne dukagjin zef guri gjin guri

Sondazh

Poll