Aktualitet

Atentati i dyfishtë në Dukagjin, Policia: Nuk kemi mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të terrenit të vështirë

Njoftohet gjithashtu se Zef Guri ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, djali i tij Gjin Guri është transportuar në spital. 

27 Shtator 2023, 19:49 Nga a.l
Atentati i dyfishtë në Dukagjin, Policia: Nuk kemi mbërritur ende
Foto ilustruese

DUKAGJIN- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur djali i tij, Gjin Guri. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Malin e Shoshit e për shkak të terrenit të vështirë, forcat policore nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje. Njoftohet gjithashtu se Zef Guri ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, djali i tij Gjin Guri është transportuar në spital. 

NJOFTIMI I POLICISË:  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër 

vrasje ne dukagjin zef guri gjin guri

Sondazh

Poll