Aktualitet

'Blini këtë më mirë'/ Trafikonte dhe reklamonte bombla gazi me azot, arrestohet Tik Tok-eri i njohur në Tiranë! Si u kap në tabakino?

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

22 Shtator 2023, 12:30 Nga a.l
'Blini këtë më mirë'/ Trafikonte dhe reklamonte
Tik Tok-ersi

TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia  në Tiranë pasi tregtonte bombola të kontrbanduara që dyshohet se përmbanin lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjete sociale .Bëhet fjalë për të riun e identifikuar si Arjan. T (i njohur ndryshe si “Sheiku i Durrësit”) i cili në tabakinon e tij reklamonte këto produkte të rrezikshme për shëndetin madje i bënte thirrje të rinjve që t’i blenë. Policia njofton se arrestimi i tij është bërë në rrugën "Tre Dëshmorët". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.


NJOFTIMI I POLICISë:

Tiranë

Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën "Tre Dëshmorët", bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll