Aktualitet

Shënohet aksident i trefishtë në Lezhë, tre persona të lënduar

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme në Lezhë kanë ndodhur edhe 3 aksidente të tjera, ku më i fundit ishte një furgon i linjës Lezhë-Torovicë që ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës të tjetra.

21 Shtator 2023, 14:26 Nga r.ll
Shënohet aksident i trefishtë në Lezhë, tre persona të
foto ilustruese

LEZHË- Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore në Rrilë Shën Koll, ku si pasojë e përplasjes së tre makinave njëra prej të cilave ka dalë nga rruga janë lënduar tre persona. Dyshohet se një nga makinat e përfshira në aksident ka përfunduar në një kanal. Fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme në Lezhë kanë ndodhur edhe 3 aksidente të tjera, ku më i fundit ishte një furgon i linjës Lezhë-Torovicë që ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës të tjetra.

Dy aksidente të tjera kanë ndodhur gjatë paradites ku u përfshinë dy makina dhe një kamper, dhe dy vajza mbetën të plagosura dhe një tjetër u shënua në afërsi të Knallës. Një makinë përplasi një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll