Art&Argëtim

416 vite dritë larg nesh…një yll që pret një emër për Shqipërinë/ 5 sugjerimet finale. Hafizi: Ja domethënia e veçan

23 Tetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
416 vite dritë larg nesh…një yll që pret një

TIRANE- Siç kemi raportuar gati 2 muaj më parë, Shqipëria tashmë ka një yll të dedikuar në hapësirë. Ylli, ndodhet 416 vite dritë larg nesh, dhe fizikantja Mimoza Hafizi shpalli në rrjetet sociale, se për këtë yll kërkohej një emër. Dhe duket se rruga po shkon drejt fundit…. Në një takim të zhvilluar me studentë dhe dashamirës të astronomisë, kanë dalë edhe 5 sugjerimet përfundimtare që janë:

Illyrian/Gent

Arbër/Gjergj

Drin/ Shkumbin

Korab/ Tomor

Mirditë/ Miras

Vetë Hafizi u shpreh se ky yll ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë, pasi ylli ka ndriçuar për herë të parë në vitin 609, kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin në qiell.

“Ylli ynë ndodhet 416 vite dritë larg nesh. Ka qenë viti 609, kur njeriu drejtoi për herë të parë teleskopin në qiell dhe ishte Galileo Galilei.”-tha Hafizi.

Ylli i Shqipërisë ndodhet në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete mimoza hafizi ylli i shqiperise mimoza hafizi ylli i shqiperise

Sondazh

Poll