Kuriozitete

Një yll në qiell dedikuar Shqipërisë, 416 vite dritë larg…por ende pa emër, jepni sugjerimet tuaja sa më parë (FOTO)

Pedagogia Hafizi shpjegon se kërkohet një emër për këtë yll, i cili duhet të ketë lidhje me me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë
Featured image of article: Një yll në qiell dedikuar Shqipërisë, 416 vite dritë larg…por ende pa emër, jepni sugjerimet tuaja sa më parë (FOTO) Foto e postuar nga Mimoza Hafizi
Përditësuar:

TIRANË- Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë. Kështu shprehet Mimoza Hafizi, ish deputetja e Partisë Socialiste, e cila ka postuar një foto në Facebook, në të cilën sqaron më tej vendodhjen e planetit, i cili ndodhet 416 vite-dritë larg nesh.  Pedagogia Hafizi shpjegon se kërkohet një emër për këtë yll, i cili duhet të ketë lidhje me me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

Postimi i plotë i Mimoza Hafizit:

Ylli i Shqipërisë

Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.

Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.

Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

Bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshërojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshëron të kontribojë.
Ndihma e parë e secilit do të ishte përhapja e këtij informacioni.
Nëse ju pëlqen të jeni pjesë e procesit, mund të na kontaktoni në adresën

ylli.albania@yahoo.com

Më shumë informacion gjeni në http://www.nameexoworlds.iau.org

(a.m.dosja.al)

Shto Koment