Aktualitet

Zgjedhjet në Kukës, KQZ nis testimin e pajisjeve për identifikimin elektronik të votuesve

Më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në Bashkinë e Kukësit, pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici.

19 Shtator 2023, 12:22 Nga A.B
Zgjedhjet në Kukës, KQZ nis testimin e pajisjeve për
Identifikimi elektronik

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve PEI, për identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Votimi elektronik u aplikua në disa bashki edhe në zgjedhjet e 14 Majit, si Vorë, Kamëz e Elbasan, rezultati prej të cilave, doli vetëm pas 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

Më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në Bashkinë e Kukësit, pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici.

Në garë do të jenë, kandidati i mazhorancës, Albert Halilaj, ish-prefekt i qarkut të Kukësit, dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

kqz zgjedhje ne kukes

Sondazh

Poll