Aktualitet

'Era e drogës vinte nga kati i parë'/ Policia mësyn në shtëpinë e italianit, zbulohen 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, pranga 2 shqiptarëve

Policia ka kontrolluar në banesë dhe ka nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.

17 Shtator 2023, 11:32 Nga a.l
'Era e drogës vinte nga kati i parë'/ Policia mësyn
Droga

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë dhe një italian, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur drogë. Sipas mediave vendase, arrestimi i tyre është bërë në Treviso, në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.

Policia ka kontrolluar në banesë dhe ka nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro cash që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shpërndarjes së drogës. 

Konkretisht policia sekuestroi 49 kilogramë hashash, 8 kilogramë marihuanë, 35 gram heroinë, 50 gram ekstazi (96 doza totale), 770 cigare elektronike, të markave të ndryshme, të përbëra nga lëngu që përmban përqindje të lartë THC (përbërës aktiv i kanabisit). 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll