Aktualitet

E trishtë! S'përballoi dot vdekjen e gruas, mësuesi në Ballsh i jep fund jetës mbi varrin e saj! Lë pas 2 vajza, DEDIKIMI: Je flutur në zemrën time!

Vdekja e gruas ka shkaktuar një tronditje të thellë në shpirtin e mësuesit, i cili e kujtonte përmes vargjeve dhe thënieve prekëse. 

17 Shtator 2023, 09:58 Nga a.l
E trishtë! S'përballoi dot vdekjen e gruas, mësuesi në
Petrit Jaupaj

BALLSH- Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e trishtë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ballsh, ku një mësues 63-vjeçar i dha fund jetës së tij. Motivi, ishte vdekja e gruas së tij rreth një vit më parë.

Duke mos e përballuar mungesën e saj, mësues i lëndës së Biokimisë, piu fotoksinë pranë varrit të gruas së tij, duke lënë pas dy vajza. Vdekja e gruas ka shkaktuar një tronditje të thellë në shpirtin e mësuesit, i cili e kujtonte përmes vargjeve dhe thënieve prekëse. 

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruante:

“7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!”, shkruante ai. 

E trishtë! S'përballoi dot vdekjen e gruas, mësuesi në
postimi

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

petrit jaupaj

Sondazh

Poll