Aktualitet

Operacioni "Tempulli"/ Do njihen me masën e sigurisë, mbërrijnë në Gjykatë 12 nga të arrestuarit në Vlorë

Sot pritet të jepet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë, kurse një pjesë tjetër do të jepet ditën e nesërme.12 persona nga 87 të arrestuarit gjithsej në Vlorë,do të njihen paraditen e së shtunës me masën e tyre të sigurisë. 

16 Shtator 2023, 09:44 Nga r.ll
Operacioni "Tempulli"/ Do njihen me masën e sigurisë,
foto ilustruese

VLORË- Ditën e sotme kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë disa prej të arrestuarve nga operacioni antidrogë "Tempulli".

Sot pritet të jepet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë, kurse një pjesë tjetër do të jepet ditën e nesërme.12 persona nga 87 të arrestuarit gjithsej në Vlorë,do të njihen paraditen e së shtunës me masën e tyre të sigurisë. 

Si rezultat i megaoperacionit antidrogë i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale, u goditën 23 grupe kriminale.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll