Aktualitet

GREQI/ U vra për një vend parkimi, del fotoja e shqiptarit që u qëllua me dy plumba në kokë

Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një person që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

15 Shtator 2023, 14:36 Nga r.ll
GREQI/ U vra për një vend parkimi, del fotoja e shqiptarit që u
Brigen Limka

GREQI- Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka që u qëllua për vdekje mesditën e sotme në Pire të Greqisë.

Autori i vrasjes, një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer për dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen. Sipas inofrmacioneve dyshja kishte debatuar pasi i moshuari i kërkoi viktimës të parkonte te vendparkimi ngjitur. Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një person që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari e humbi jetën për një vend parkimi.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjuam të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, shpjegon gruaja për “Protothema”. Një tjetër banor tregoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”, shton ai. “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e merrte vesh”, shtoi ai.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se kanë qenë fjalët e fundit që 68-vjeçari i ka thënë punonjësit të parkimit përpara se ta qëllonte. Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh përleshej, i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur. Pasi kanë debatuar, sulmuesi është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën e gjuetisë, është kthyer në parking dhe ka qëlluar punonjësin 39-vjeçar. Mësohet se Brigen Limka është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

brigen limka

Sondazh

Poll