Sport

Gjesti i Jordan Pickford bën xhiron e botës...

Portieri aktual i Evertonit, Jordan Pickford i shkroi ish-portierit Carlos Espinozas, 95 vjeç dhe i dërgoi fanelën e tij, në shenjë falënderimi për atë që ka bërë në të kaluarën.

15 Shtator 2023, 13:30 Nga DOSJA

ANGLI - Edhe futbolli përbëhet nga kujtime dhe për këtë arsye Jordan Pickford bëri një gjest që po bën xhiron e botës. Portieri aktual i Evertonit, Jordan Pickford i ka shkruar ish-portierit Carlos Espinozas, 95 vjeç dhe i ka dërguar fanelën e tij për ta falënderuar për atë që ai ka bërë në të kaluarën.

Në moshën 95-vjeçare, kiliani Carlos Espinoza është kampioni i fundit i Everton de Viña del Mar, një degë e klubit britanik, në 1950 dhe 1952 (klubi fitoi titullin edhe vetëm dy herë të tjera, në 1976 dhe 2008). Kjo ishte edhe arsyeja pse Pickford i shkroi atij në Kili. Ka qenë një surprizë e plotë për ish-portierin kilian, i cili ka përcjellë menjëherë falënderimet e tij në rrjetet sociale për gjestin e ndërkombëtarit anglez.

Pranë dhuratës së Pickford ishte edhe letra emocionuese për Carlos Espinoza që thoshte: "Jam informuar se je lojtari i fundit i mbijetuar nga ekipet kampion të Everton de Viña del Mar në 1950 dhe 1952. Kjo është një arritje e pabesueshme për ty dhe shpresoj je mirë. Nga njëri portier te tjetri, i uroj të gjithëve në Everton Futboll Club çdo të mirë. Urimet më të mira".

Gjesti i Jordan Pickford bën xhiron e botës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll