Sport

Cardinale ambicioz: "Milani tani është më i fortë dhe më evropian. Dua ta ndryshoj futbollin italian"...

Presidenti i klubit kuqezi flet: "Metoda e parave? Algoritmi është vetëm një nga mjetet e shumta të disponueshme"

15 Shtator 2023, 10:24 Nga DOSJA
Cardinale ambicioz: "Milani tani është më i fortë dhe

ITALI - Disa javë më parë Gerry Cardinale festoi 12 muajt e tij të parë në krye të Milanit: një vit i parë në të cilin "Kam mbajtur organizatën e trashëguar" ka thënë ai, përpara se të kryente një revolucion të vërtetë veror me lamtumirën e Maldinit dhe Massara.

Më pas erdhën investimet e mëdha në tregun e transferimeve për një “Milan më fizik, më të fortë, më të shpejtë, më intensiv, më europian, çka e pashë në këto ndeshjet e para”.

Në vrojtimin që lexojmë në “Corrierre della Sera”, Cardinale shpjegon se futbolli italian duhet të punojë për të ulur distancat me ligat e tjera të mëdha evropiane, mbi të gjitha Premier League “dhe besoj se mund të jap një kontribut”. 

Së fundi, një shaka për metodën e parave për zgjedhjen e lojtarëve për t'u ndjekur dhe ndoshta për të blerë: "është vetëm një nga mjetet e shumta të disponueshme,"- është shprehur presidenti kuqezi Cardinale.

“Pse zgjodha Milanin? Unë gjithmonë kam menduar se është një nga 4-5 klubet më të mira në Evropë. Ne jemi këtu falë asaj që bënë paraardhësit tanë, Silvio Berlusconi, Gianni Rivera para tij, Sacchi, Baresi, Maldini..."- është shprehur italo-amerikani, i cili ndërkohë ka vlerësuar Berlusconin, madje është shprehur se kërkon ta imitojë atë.

"Kam respekt të jashtëzakonshëm, ai ishte një vizionar i madh, rezultatet flasin për të. Berlusconi e çoi Milanin në krye”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2023, 08:00

Pulisic mezi po e pret derbin e Milanos...

ITALI - Christian Pulisic ka shprehur padurimin e tij përpara derbit të madh mes Milanit dhe rivalit të tij Inter, të shtunën, n&e...