Aktualitet

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

Në Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë ka degë që mund të mos hapen këtë vit. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë vit ka më pak studentë, ndërsa në fund të muajit do të mësohet nëse do të mbyllet ndonjë degë studimi.

13 Shtator 2023, 20:08 Nga I.A

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri

ELBASAN- Regjistrimi në universitete ka edhe disa ditë të përfundojë, por ajo që po vihet re është rënia drastike e numrit të studentëve të rinj të regjistruar.

Në Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë ka degë që mund të mos hapen këtë vit. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë vit ka më pak studentë, ndërsa në fund të muajit do të mësohet nëse do të mbyllet ndonjë degë studimi.

Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksander Xhuvani” janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët. Nga ana tjetër në Universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi kanë vetëm nga një student të ri të regjistruar.

Në universitetin e Durrësit, “Aleksander Moisiu” rrezikohen mbyllja e degëve të historisë dhe filozofisë, pasi deri më tani nuk ka regjistrime. Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ka më pak studentë dhe interesi është ulur këtë vit.

Marrë nga Top Channel

aleksander xhuvani universitetet eqrem Çabej

Sondazh

Poll