Art&Argëtim

Ermal Peçi “sherr” me Valerin në ‘Dance with me’: Zogu i mbrëmjes, pantollonat e rëna nuk na bënë përshtypje

22 Tetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
Ermal Peçi “sherr” me Valerin në ‘Dance with

TIRANË- Ashtu si çdo të hënë edhe mbrëmjen e djeshme është zhvilluar spektakli “Dance ëith me” ku kanë marrë pjesë disa prej emrave më të njohur  të shoëbizzit dhe politikës shqiptare.  Mbrëmja e djehshme nuk ka kaluar pa debate mes të gjithë  konkurentëve në momentin kur zhvilluan kërcimin çifti Ermal Peçi dhe  Eva Murati.

Përveç anëtarëve të jurisë edhe konkurentët e tjerë kanë thënë se duhet  të ketë më tepër ndjenjë gjatë kërcimit.

Eva Murati: Unë dhe Ermali kemi qenë i vetmi çift në këtë spektakël që kemi marrë sfidën përsipër që të kërcejmë vetëm.

Era Rusi: Vetëm ju e keni marrë seriozisht? Se nuk e kuptova. Na e sqaro pak ne çifteve të tjera. Unë dhe Flori e kemi marrë që natën e parë seriozisht dhe ju e morët veten nga nata e dytë, e tretë.

Eva Murati: Nuk mbaj mend ta kem thënë këtë.

Valer Kolnikaj: Këta duhet ta marrin me të qeshur se seriozisht nuk e keni marrë asnjëherë. Provojeni me të qeshur njëherë, shkunduni pak se vetëm për të kërcyer s’keni kërcyer deri tani.

Ermal Peçi: Valer unë e kuptoj vëmendjen tënde pa sens për të qenë online. Ke ardhur nga një reality, do ta kthesh në një reality. Unë kam ardhur për qejf vëllaçko kështu që do bëj atë që di të bëj më mirë. E kam një kupë në shtëpi. Nëse sfida jote është që të vendosë gjithmonë produksioni Jennifer Lopez dhe të bësh Ricky Martin, kjo është e jotja, s’është e imja.

Por mes gjithë këtij debati, Alketa ka reaguar duke i kërkuar regjisë të nxirrte një këngë në sfond në mënyërë që të merrte situatën nën kontroll.

Më pas  reagoi edhe ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj, të cilin Peçi e ka quajtur  ‘zogu i mbrëmjes’.

Valer Kolnikaj: Më mirë zogu i mbrëmjes sesa në xhungël të ngelesh i vetëm.

Ermal Peçi: O Valer mua më ranë pantallonat disa herë, kam bërë shumë gjëra në xhungël, nuk i pe.

Valer Kolnikaj: S’na ka paske bërë përshtypje fare.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dance with me ermal peçi eva murati sherri mes ermalit dhe valerit valer kolnikaj dance with me ermal peçi eva murati sherri mes ermalit dhe valerit valer kolnikaj

Sondazh

Poll