Art&Argëtim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore koncert sot në Tiranë, fitimet do të shkojnë për bamirësi

22 Tetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore koncert sot në

Tiranë- Ermonale Jaho, sopranoja me famë botërore së fundmi do të mbajë një koncert bamirësie në Tiranë.  Mësohet se të gjitha fitimet e këtij koncerti do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Lajmin e ka dhënë  kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në “Facebook”.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’ju bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. Ps. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Erion Veliaj bashkangjitur videos së publikuar.

Theksojmë se koncerti do të zhvillohet ditën e sotme, ku pritet që pjesëmarrja të jetë e madhe.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermonela jaho koncert bamirësie në tirane ermonela jaho koncert bamirësie në tirane

Sondazh

Poll