Art&Argëtim

“Dhelpër Dinake” Mozzik heq dorë nga këngët gjermanisht, pas ndarjes nga Loredana tregon planet e reja(FOTO)

22 Tetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
“Dhelpër Dinake” Mozzik heq dorë nga këngët

TIRANË- Reperi i njohur Mozzik është një prej emrave që është përfolur më së shumti në median rozë për shkak të ndarjes nga Loredana.

Këngëtari është shumë aktiv në rrjetet sociale nga ku ndan një pjesë të momenteve nga jeta e tij.

Së fundmi përmes ‘intervistës’ së bërë në Instastory me ndjekësit e tij ka u është përgjigjur pyetjeve  të tyre.

Duke qenë se Mozzik sëbashku me Loredanën që prej kohës  kur u larguan në Gjermani pothuajse në të  gjitha këngët janë me tekstin gjermanisht.

Dhe nisur  nga kjo një prej fansave është bërë kurioz se në ç’gjuhë do të jenë këngët e reja të reperit.

Mesa duket që nga ndarja me Loredanën gjërat paskan ndryshuar totalisht, pasi  edhe  këngët ka vendosur t’i këndojë shqip e jo gjermanisht.

Komentuesi: Kong e reja kan me kon shqip apo gjermanisht?

“Shqip”,- është përgjigjia e Mozzik.

Dhe kënga e re  që do të publikojë është e gjitha në shqip, që prej titullit, “Dhelpër dinake”, që mendohet t’ia ketë kushtuar Loredanës.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dhelper dinake loredana mozzik ndarja e loredanes nga mozzik dhelper dinake loredana mozzik ndarja e loredanes nga mozzik

Sondazh

Poll