Sport

Duka pas Polonisë: “Kjo kombëtare po na emocionon të gjithëve, më bën edhe mua të qaj…”

“Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).”

11 Shtator 2023, 12:48 Nga DOSJA
Duka pas Polonisë: “Kjo kombëtare po na emocionon të

TIRANE - Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka tregoi emocionet e kësaj skuadre.

“Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).”

Më tej numri 1 i futbollit shqiptarë shtoi: “Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.”

“Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace. Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.”

“A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kobmëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll