Sport

Grand Slami i 24-t rekord! Novak Djokovic është kampion i "US Open" 2023...

Tenisti serb ishte shumë i fortë për Medvedevin në “Flushing Meadows” dhe i shton trofeve të tij mbresëlënëse edhe një fitore të Grand Slam.

11 Shtator 2023, 11:17 Nga DOSJA
Grand Slami i 24-t rekord! Novak Djokovic është kampion i "US

SHBA - Serbi Novak Djokovic tashmë mban rekordin për numrin e Grand Slam-eve të tenisit të fituar nga çdo lojtar mashkull në histori dhe e shton numrin e tij në 24-t, pasi mundi Daniil Medvedev në finalen e “US Open” 2023 të dielën.

36-vjeçari ishte në formë perfekte duke fituar 3-0 në sete direkt (6-3, 7-6[5], 6-3).

Në fitimin e dy garave të para të vitit 2023, “Australian Open” dhe “French Open”, tenisti serb tejkaloi rekordin e Rafael Nadalit prej 22 titujsh Grand Slam. 

Djokoviç nuk arriti fitonte të 24-in në “Wimbledon” në korrik, duke humbur ndaj Carlos Alcaraz në finale, por e siguroi atë, duke mundur Medvedev në “Flushing Meadows”.

Me një total prej 94 titujsh si profesionist, Djokoviç ka fituar 10 “Australian Open”, 3 “French Open”, 7 “Wimbledon” dhe tani 4 trofe të “US Open”.

Për më tepër, Novak Djokovic gjithashtu ka fituar gjashtë herë finalet e turneut ATP, ka udhëhequr skuadrën serbe në titullin e saj të parë të “Davis Cup” në 2010, dhe në titullin inaugurues të Kupës ATP në 2020 dhe ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll