Art&Argëtim

"Artistja e parë në botë që qëndron e para..."/ Bebe Rexha thyen rekordin botëror, këngëtarja: Jam e shokuar

Ajo ka qëndruar për 50 javë e para me dy nga hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).

7 Shtator 2023, 10:13 Nga d.z
"Artistja e parë në botë që qëndron e
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja më origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka thyer një rekord botërore duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’. Ajo ka qëndruar për 50 javë e para me dy nga hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).

E lumtur me suksesin, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard, ndërsa u shpreh më se mirënjohëse.

“Jam në shok. Mirënjohëse. E beakuar. E lumtur. Faleminderit te secili që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”, shkroi Bebe Rexha.

bebe rexha

Sondazh

Poll