Sport

Al Khelaifi u rizgjodh në ECA dhe nis sulmin ndaj Realit dhe Barcelonës

Presidenti i Paris Saint-Germain rinovoi mandatin e tij në Shoqatën e Klubeve Evropiane dhe nuk humbi mundësinë për komente të reja ndaj “rivalëve”.

7 Shtator 2023, 21:46 Nga DOSJA
Al Khelaifi u rizgjodh në ECA dhe nis sulmin ndaj Realit dhe

GJERMANI - Asambleja e përgjithshme e ECA-s u përmbyll në Berlin me të zgjedhurin e UEFA-s Nasser Al Khelaifi që mbeti në rolin e presidenti të shoqatës së klubeve europiane.

Presidenti nga Katari i Paris Saint-Germain e gjeti veten në këtë pozicion pas daljes së Superligës Evropiane që solli përjashtimin nga ECA të Andrea Agnellit. Al Khelaifi në atë kohë kishte kundërshtuar Superligën dhe ky qëndrim u shpërblye me promovimin e tij në futbollin evropian.

Presidenti i Parisit pas rizgjedhjes foli me përfaqësuesit e shtypit dhe kur u pyet për përjashtimin nga ECA të Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, pas çështjes së Superligës Europiane, ai u përgjigj me ironi : "Unë e quaj "Jo Super Ligë". Askush nuk dëshiron ta bëjë atë. Nuk na intereson se çfarë bëjnë ata. Janë jashtë. Më parë ishin tre ekipe, tani janë dy..."

Al Khelaifi gjithashtu foli publikisht për herë të parë për ngritjen e futbollit të Arabisë Saudite dhe nëse ai mund të përbëjë një kërcënim për mjedisin e futbollit evropian, por duke dhënë një mendim tjetër: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë rrezik. Ne fokusohemi te Evropa dhe klubet tona. Ne kemi garat më të mira dhe më të rëndësishme, lojtarët më të mirë. Nuk më takon mua të gjykoj se çfarë ndodh jashtë Evropës. Ne fokusohemi te vetja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll