Aktualitet

Arrestimi i Behar Bajrit, mediat franceze: Në vitin 2021 aplikoi për azil në Francë

Kështu shkruajnë mediat franceze, dy ditë pas arrestimit të Bajrit në një lokal në Francë.

6 Shtator 2023, 19:24 Nga I.A

 

Arrestimi i Behar Bajrit, mediat franceze: Në vitin 2021 aplikoi për
Behar Bajri

 

FRANCË- Behar Bajri ka aplikuar për azil në Francë. Kështu shkruajnë mediat franceze, dy ditë pas arrestimit të Bajrit në një lokal në Francë. Sipas Europe1, aplikimi i Bajrit për azil në Francë ka ndodhur në vitin 2021.

"Kanë qenë policët e BRI-së në zonën Lindore që e prangosën të hënën, duke iu drejtuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Para se të burgosej të martën në qendrën e paraburgimit të Strasburgut, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Europe 1, Behar B. kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë," shkruhet në artikull.

Behar Bajri është arrestuar nga autoritetet franceze të hënën në Strasburg. I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare. 

behar bajri

Sondazh

Poll