Aktualitet

Korçë/ I zhdukur prej një jave, gjendet i mbytur një person në rezervuar

Mësohet se i moshuari kishte një javë që ishte larguar nga shtëpia.

6 Shtator 2023, 17:49 Nga f.i
Korçë/ I zhdukur prej një jave, gjendet i mbytur një
foto ilustruese

KORÇË- Një person është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.

Mësohet se 63-vjeçari kishte një javë që ishte larguar nga shtëpia. Familjarët kanë bërë denoncim në policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre. Trupi i të moshuarit ndodhet në morg ku do behet dhe autopsia.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023, ishte larguar nga banesa e tij. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

gjendet i mbytur

Sondazh

Poll