Aktualitet

Arrestimi i Behar Bajrit, autoritetet franceze dërgojnë mesazh: Franca nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare

Në lajmin e publikuar nga Europe1, theksohet se ky është mesazhi që Franca po ju dërgon drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore.

6 Shtator 2023, 17:34 Nga I.A
Arrestimi i Behar Bajrit, autoritetet franceze dërgojnë mesazh: Franca
Behar Bajri

 

FRANCË- Arrestimi i Behar Bajrit në Francë ka bërë që autoritetet franceze nuk do të lejojnë që vendi i tyre të bëhet pikë tërheqje për mafian shqiptare. Në lajmin e publikuar nga Europe1, theksohet se ky është mesazhi që Franca po ju dërgon drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore.

"Franca nuk është dhe nuk do të jetë pika e tërheqjes për mafian shqiptare. Me këtë arrestim, ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore," shkruhet në njoftim.

Behar Bajri është arrestuar nga autoritetet franceze të hënën në Strasburg. I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

behar bajri

Sondazh

Poll