Sport

“Euro 2024”/ Francë-Irlandë, të gjithë flasin për... Kylian Mbappé

Sulmuesi i Paris SG gjithmonë në qendër të vëmendjes

6 Shtator 2023, 12:19 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Francë-Irlandë, të gjithë flasin

FRANCE - Kombëtarja franceze kryeson Grupin ‘B’ vetëm me fitore dhe nesër do të përpiqet të ruajë rekordin 100% të fitoreve edhe pse përballë do të ketë Irlandën. Por e vërteta është se në prag të kësaj ndeshjeje tema dominuese e konferencave të përditshme ka qenë... Mbappé. 

“Ai është një nga më të mirët në botë dhe është gjithmonë më mirë ta kemi me ne. Kishte njëfarë pasigurie, por tani është me ne”,- tha Lucas Hernández, kolegu i Mbappe në PSG.

Gjithashtu edhe Tchouaméni, lojtar i rregullt në mesfushën e Real Madridit dhe kombëtares franceze, pranoi se kapiten yll I bluve, është një lojtar I rendësishëm për skuadrën: "Ai është një shans".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll