Politike

“A do të ketë një bashkëpunim me Berishën?” Bardhi: Ndajmë mendime të ndryshme

Bardhi u shpreh se do të bashkëpunojë me këdo që është në politikë.

6 Shtator 2023, 13:04 Nga r.v
“A do të ketë një bashkëpunim me Berishën?”
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka treguar nëse do të keteë bashkëpunime mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Bardhi u shpreh se do të bashkëpunojë me këdo që është në politikë, ndonëse me Berishën ndajmë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme.

“Unë bashkëpunoj me këdo që është në politikë, në kahun e opozitës. Ndajmë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. Qëndrimet e mia për të vazhdojnë të jenë aty. Por për çështje që jemi bashkë, nuk ka asgjë të keqe. Nuk jemi në politikë për interesa politikë, por për njerëzit. Unë nuk mund ta mohoj që Berisha në opozitë është një faktor”, tha Bardhi.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2023, 12:11 Dosja.al

Shkarkimi i fshehur i Taulant Ballës

Taulant Balla Ndërsa u shkelte syrin i relaksuar gazetarëve, Taulant Balla, i emëruar në mes të korrikut, ndihej imun ndaj eksperi...