Sport

Futja një tifozi në fushë prish aksionin e golit në ndeshjen Nantes-Marseille!

Tifozi doli në fushë pa u mbyllur takimi, duke ndërprerë një shans të mundshëm për ekipin vendas dhe duke detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen

5 Shtator 2023, 18:38 Nga DOSJA
Futja një tifozi në fushë prish aksionin e golit në ndeshjen

FRANCE - Vërtet e pabesueshme ajo që ndodhi në  Nantes , në ndeshjen e Ligue 1 mes vendasve dhe Olympique Marseille. Me rezultatin 1-1, në kohën e rregullt, një tifoz vendas i veshur me fanellën e verdhë pushtoi fushën me ‘kanarinat’ në zonën e rreptësisë për aksionin e fundit sulmues të ndeshjes dhe efektivisht e detyroi arbitrin të ndërpresë ndeshjen duke privuar kështu ekipin e tij nga një rast që mund të shndërrohej në gol.

Nga pamjet, dinamika është më se e qartë: aksioni nga e majta dhe topi në mes, por tifozi në fakt është në trajektore duke u ndjekur nga dy roje sigurie, të cilët e bllokojnë dhe e shoqërojnë jashtë fushës, duke lëshuar zemërimi i trajnerit të Nantes Aristouy, veçanërisht i zemëruar për atë që ndodhi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll