Politike

Zgjedhjet parlamentare 2025, Basha: Do publikojmë 1 vit para emrat e 140 kandidatëve për deputetë

Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

5 Shtator 2023, 12:00 Nga A.B
Zgjedhjet parlamentare 2025, Basha: Do publikojmë 1 vit para emrat e 140
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

FJALA E BASHËS:

Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.

Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve.

Koha kur PD përdorej për ti shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund.

Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD.

Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njoh, të prek, njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

lulzim basha

Sondazh

Poll