Ekonomi

Kuriozitete për monedhat shqiptare/ BSH: Skënderbeu, portreti më i pasqyruar ndër vite

21 Tetor 2019, 12:47 Nga DOSJA

TIRANË- Përmes një postimi në Facebook, Banka e Shqipërisë ka zbuluar se cili është portreti më i pasqyruar ndër vite në monedhat shqiptare. Sipas BSH-së, portreti më i pasqyruar është ai i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Portretin e tij e gjejmë për herë të parë në kartëmonedhat krahinore të Korçës në vitin 1921, të emërtuara për nder të tij “Skënder”. Me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, portreti i heroit qëndron në monedhën prej ari 20 Franga të vitit 1926.

Në vitet në vijim, portretin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por edhe simbole të lidhura me të, i gjejmë në shumë kartëmonedha qarkullimi, por edhe në monedha përkujtimore pa kurs ligjor (si për shembull, në kartëmonedhat e qarkullimit të vitit 1949, në kartëmonedhën 500 Lekë të vitit 1964, në monedhat përkujtimore të vitit 1968, në kartëmonedhën 1000 Lekë të vitit 1992, në kartëmonedhën 5000 Lekë të vitit 1996 e rishtypjet, në monedhat përkujtimore të vitit 2018 dhe së fundmi në kartëmonedhën 5000 Lekë të vitit 2017).

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kuriozitete per monedhat shqiptare portreti i skenderbeut kuriozitete per monedhat shqiptare portreti i skenderbeut

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Tetor 2019, 05:46

Një botë që po shkon drejt ngrohjes

Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë N...