Ekonomi

VIDEO/ Jeton prej 30 vitesh nën strehën vdekjeprurëse, i moshuari apel për ndihmë: Sëmundjen time të mos e vuajë familja

20 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Jeton prej 30 vitesh nën strehën vdekjeprurëse, i moshuari

TIRANË- Jetojnë prej 30 vitesh poshtë një strehe të mbuluar me eternit, një material tepër kancerogjen që shkakton tumore malinje në mushkëri. Familja Puci me 6 anëtarë, ku më I vogli pritet të lindë së shpejti e di shumë mirë të keqen që ka mbi kokë por nuk ka asnjë mundësi financiare ta ndryshojë këtë realitet të dhimbshëm.

Në mungesë të ambienteve të strehimit për kohën të ashtuquajturën shtëpi Arifit ia ka dhënë ish-ndërmarrja ku ka punuar prej vitesh. Dikur magazina një katëshe sot është adaptuar në shtëpi banimi që ka dy dhoma dhe një koridor funksional. Por paratë e pakta nga puna e krahut që familja mundi t’i siguronte në vitet e demokracisë u mbaruan shpejt për shkak të sëmundjes së shpeshtë të kryefamiljarit derisa mbeti invalidi i plotë.

Si për ironi të fatit familja e varfër u përmbyt së fundi nga uji I përroit që doli nga shtrati. Dallga e ujit afër gjysmë metri e regjistruar mëngjesin e datës 24 shtator hyri në thellësi të banesës duke kërcyer mbi shtratin e të sëmurit që fatmirësisht u shpëtua nga punonjësit e policisë.

Si pasojë edhe ato pak orendi shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit. Me pamundësinë që i lexohet në sytë e përvuajtur i zoti  i shtëpisë lutet për ndihmë që dikush të paktën ta ndihmojë të heqë eternitet e t’i zëvendësojë ato me tjegulla, që sëmundjen e tij të mos e trashëgojë fëmija apo nipi.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale familja puci shtepia me eternit familja puci shtepia me eternit

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Tetor 2019, 05:46

Një botë që po shkon drejt ngrohjes

Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë N...