Ekonomi

Guvernatori Sejko në mbledhjet vjetore të FMN e BB: Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

21 Tetor 2019, 10:34 Nga DOSJA

SHBA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Uashington. Në këto mbledhje të organizuara në tryeza të përbashkëta, pati disktutime nga  krerët e FMN dhe BB, por dhe nga përfaqësues të shteteve anëtare.

Në përfundim të këtyre takimeve u publikua deklarata për shtyp e Komitetit Monetar e Financiar të FMN-së në të cilën u theksua se “Ekonomia globale parashikohet të rritet me rreth 3 për qind këtë vit, por, që nga muaji prill, ritmi i rritjes ka vijuar të dobësohet. Për vitin e ardhshëm, parashikohet që ritmi i rritjes të përshpejtohet, por ecuria e tij në të ardhmen është shumë e pasigurt dhe e rrethuar nga rreziqe të shtuara të kahut të poshtëm. Këto përfshijnë tensione tregtare, pasiguri të politikave dhe rreziqe gjeopolitike, në kushtet e një hapësire të kufizuar të politikave, niveleve të larta dhe në rritje të borxhit, si dhe rritjes së dobësive financiare. Sfida të tjera mbeten gjithashtu të pranishme prej një kohe të gjatë”.

Shipëria në këtë mbledhje vjetore të FMN-së dhe BB-së,  upërfaqësua nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga Banka e Shqipërisë me Guvernatorin, Gent Sejko, Zëvendësguvernatoren e Parë, Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Bankës; nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë: me përfaqësues Ministren, Anila Denaj, Zëvendësministrin, Elton Haxhi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare, ku theksoi se zhvillimi i vendit mbetet në një trend pozitiv dhe se aktiviteti ekonomik ka bërë progres drejt rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sejko tha gjithashtu se Banka e Shqipërisë, duke pasur në fokus forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe rritjen ekonomike afatgjatë, mbetet e angazhuar të vijojë mbështetjen e duhur nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko vizita e gent sejkos ne shba gent sejko vizita e gent sejkos ne shba

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Tetor 2019, 05:46

Një botë që po shkon drejt ngrohjes

Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë N...