Aktualitet

Vrau babanë duke i vënë tritol në bombolën e gazit, lihet në burg 23-vjeçari! Glluçaj s’rrëfen ku gjeti arsenalin e armëve

Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.

4 Shtator 2023, 09:12 Nga A.B
Vrau babanë duke i vënë tritol në bombolën e gazit,
Mato Glluçaj

TIRANË- Mato Glluçaj, 23-vjeçari i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në bombolën e gazit, është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës. 

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.

I riu, deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit.

Policia gjeti brenda banesës një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës./Dosja.al

mato glluçaj

Sondazh

Poll