Art&Argëtim

Joe Jonas takon avokatin e divorcit pas 4 vjetësh martesë me Sophie Turner

Jonas, 34 vjeç dhe Turner, 27 vjeçe, ecën drejt altarit dy herë – një herë në Las Vegas dhe pastaj përsëri në Francë – dhe janë prindër të dy fëmijëve së bashku, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

4 Shtator 2023, 11:58 Nga k.m.
Joe Jonas takon avokatin e divorcit pas 4 vjetësh martesë me Sophie
Joe Jonas dhe Sophie Turner

SHBA- Këngëtari amerikan, Joe Jonas ka mbajtur takime me një avokat divorci pas katër vitesh martesë me aktoren angleze, Sophie Turner. Jonas, 34 vjeç dhe Turner, 27 vjeçe, ecën drejt altarit dy herë – një herë në Las Vegas dhe pastaj përsëri në Francë – dhe janë prindër të dy fëmijëve së bashku, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Aktorja e “Game of Thrones” dhe muzikanti i grupit Jonas Brothers u lidhën për herë të parë përmes mesazheve që shkëmbyen në Instagram në vitin 2016.

Jonas dhe Turner u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas, dhe më vonë në një festë luksoze në fshatin francez. Në vitin 2020, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, vajzën Willa, dhe më pas mirëpriti fëmijën e tyre të dytë në korrik të vitit 2022.

joe jonas sophie turner

Sondazh

Poll