Art&Argëtim

E gjithë bota po kërkon kitarën e humbur të Paul McCartney

Tani, prodhuesi gjerman i instrumenteve ka nisur një kërkim - të quajtur The Lost Bass Project - duke ftuar këdo që të ndajë informacione rreth vendndodhjes së kitarës, e parë për herë të fundit përpara se grupi të merrte famë më shumë se 50 vjet më parë.

3 Shtator 2023, 16:41 Nga k.m.
E gjithë bota po kërkon kitarën e humbur të Paul McCartney
Foto ilustruese

GJERMANI- Një kërkim global është nisur për të gjetur një nga instrumentet më ikonike në botë – bas kitarën origjinale Höfner të Paul McCartney. McCartney bleu kitarën e tij "të preferuar" bas elektrik Höfner për vetëm 30 £ në Steinway Musikhaus të Hamburgut.

Tani, prodhuesi gjerman i instrumenteve ka nisur një kërkim - të quajtur The Lost Bass Project - duke ftuar këdo që të ndajë informacione rreth vendndodhjes së kitarës, e parë për herë të fundit përpara se grupi të merrte famë më shumë se 50 vjet më parë.

Nga Top Ten Club në Hamburg në 1961 deri te regjistrimet e para të grupit Abbey Road, basi, i përdorur nga 1961 deri në 1963, dëgjohet në Love Me Do, She Loves You dhe Twist and Shout.

Fushata ka shpërndarë fotografi të basit origjinal, së bashku me informacionin që ndjek instrumentin nga blerja e tij deri në zhdukjen e tij. Ai ka bashkëpunuar gjerësisht me McCartney dhe ka shkruar një libër për basin e violinës Höfner 500/1 të humbur.

Ai i tha BBC-së se Beatle-i i famshëm e pyeti për kitarën gjatë një bisede të fundit – dhe kështu filloi fushata për ta gjetur atë. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me instrumentin, i cili u hoq me sa duket pasi Beatles përfunduan xhirimet Get Back në 1969./TheGuardian

paul mccartney

Sondazh

Poll