Sport

Çudira nga Portugalia, fiket VAR-i dhe arbitri vendos me telefon për rastin!

Pajisja mbaroi karikimin dhe për këtë arsye gjyqtari Miguel Nogueira nuk mundi të shihte pamjet e penalltisë ndaj Taremit në 90', duke përdorur VAR me telefon.

4 Shtator 2023, 08:02 Nga DOSJA
Çudira nga Portugalia, fiket VAR-i dhe arbitri vendos me telefon për

PORTUGALI - “Ndërprerja e komunikimit audio dhe video” që ndodhi afër minutës së 90-të të FC Porto-Arouca (1-1) e bëri të pamundur për gjyqtarin të konsultonte pamjet video kur analizonte penalltinë e parë ndaj Taremit, për faktin se pajisja ka humbur energjinë sepse nuk është e lidhur me rrjetin por me një bateri.

Sipas  Record  nga një burim i njohur me procesin, "tekniku përgjegjës për komunikimet VAR nuk vuri re se pajisja po ushqehej nga bateria dhe jo nga kabllo".

Kujtojmë që arbitri Miguel Nogueira u detyrua të kontaktojë me celular me asistentin e tij të sistemit VAR, për tu konsultuar për rastin e diskutueshëm të një penalltie në fundin e ndeshjes. Pas këtij komunikimi nisur nga ajo që i komunikoi arbitri i VAR-it i cili kishte pamjet filmike dhe duke pasur parasysh pamundësinë për të parë pamjet në fushë, ai vendosi të mos e jape atë penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll