Aktualitet

Akuzohen për krime zgjedhore,lirohen nga qelia shefi i zjarrfikëses Cerrik dhe 4 vartësit

Gjyqi ndaj 5 të arrestuarve të akuzuar për krime zgjedhore dhe falsifikim dokumentesh u zhvillua me dyer të mbyllura.

3 Shtator 2023, 17:39 Nga k.m.
Akuzohen për krime zgjedhore,lirohen nga qelia shefi i zjarrfikëses
Artjon Taçi

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 të arrestuarit e tjerë që u vunë në pranga 3 ditë më parë. Gjyqtarja Matilda Fetahu caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Artjon Taçin, e po ashtue dhe për 2 vartësit e tij, Armand Gjoka e Adnand Xhelili, punonjësin e tatim-taksave Agiano Dinoshi dhe përgjegjësin e OSHEE Cërrik Alban Shima.

Gjyqi ndaj 5 të arrestuarve të akuzuar për krime zgjedhore dhe falsifikim dokumentesh u zhvillua me dyer të mbyllura.

Drejtori i Zjarrfikësës Cërrik dhe 4 të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të papaguara në Bashkinë e Cërrikut; kur ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës në zgjedhje. 

artjon taçi

Sondazh

Poll