Aktualitet

Skandali në Parkun Kombëtar të Dajtit, ngrihet trau, pagesat bëhen në të zezë

Projetki i zbatuar tashmë në gjithë vendin, synon të sjellë të ardhura nga vizitorët, në mënyrë që të mos rëndojë buxhetin e Shtetit, por në Parkun e Dajtit, projekti është anulluar nga iniciativa personale e rojes, ose edhe nga drejtuesit e tij.

3 Shtator 2023, 13:45 Nga Dosja.al
Skandali në Parkun Kombëtar të Dajtit, ngrihet trau, pagesat
Parku i Dajtit

TIRANË- Bumi turistik mund të ketë ndihmuar shumë ekonominë publike dhe personale, por për fat të keq jo zonat e mbrojtura, ose të paktën jo Parkun Kombëtar të Dajtit. Ashtu si duket edhe nga fotot, trau i hyrjes është ngritur dhe makinat nuk presin biletë për të hyrë, por paguajnë rojen.

Skandali në Parkun Kombëtar të Dajtit, ngrihet trau, pagesat

Roja dhe shefat e tij, me siguri që janë bërë më të pasur nga fluksi turistik, ndërsa buxheti i parkut të Dajtit është bërë më i varfër.

Vendosja e Postblloqeve në hyrje të Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, është një projekt i PNUD, për të parandaluar abuzimet dhe për të krijuar të ardhura të pavarura për mirëmbajtjen. Projekti i zbatuar tashmë në gjithë vendin, synon të sjellë të ardhura nga vizitorët, në mënyrë që të mos rëndojë buxhetin e Shtetit, por në Parkun e Dajtit, projekti është anulluar nga iniciativa personale e rojes, ose edhe nga drejtuesit e tij.

Skandali në Parkun Kombëtar të Dajtit, ngrihet trau, pagesat

Dosja.al pyeti para disa ditësh AKZM për këtë skandal, por askush nuk u përgjigj, duke treguar se iniciativa e rojes nuk është personale, ashtu si dhe përfitimet.

/Dosja.al

parku i dajtit skandali ne parkun e dajtit

Sondazh

Poll