Aktualitet

Humbi jetën pas përplasjes me "Jet-Ski", familjarët e 16-vjeçarit protestojnë në Himarë: Duam drejtësi

Familjarët kanë hedhur lule në det, në vendin ku 16-vjeçari humbi jetën.

3 Shtator 2023, 14:09 Nga A.B
Humbi jetën pas përplasjes me "Jet-Ski", familjarët e
Familja e 16-vjecarit

VLORË- Vdekja e 16-vjeçarit Klei Xhaja, i cili ndërroi jetë pasi u përlas në det me 'Jet ski', tronditi opinionin publik. Familjarët e të miturit, kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi. Ata kanë hedhur lule në det, në vendin ku 16-vjeçari humbi jetën.

Minoreni u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë më 15 gusht dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak ditë më vonë, teksa familjarët kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kemi ardhur këtu në vendngjarje për drejtësinë e djalit. Kjo që ka ndodhur mos t’i ndodhë kujt. Duam drejtësi deri në pikën e fundit. Në qoftë se nuk marrim drejtësi do bëjmë vetëgjyqësi”, tha babai i 16-vjeçarit Artur xhaja.

“Duhet të vihet drejtësia. I jepet motori fëmijëve 16 vjeç dhe bëget ajo që u bë. Këtu nuk ka as kontroll asgjë”, deklaroi daja i djalit.

klei xhaja

Sondazh

Poll