Përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës, nuk detyrohet të dorëhiqet nëse humb zgjedhjet
Lulzim Basha TIRANË- Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës dhe grupit të tij ka përfunduar. Mbledhja e sotme ka ...
Zoti Basha deklaroi se PD do t’i sigurojë një mbështetje të plotë SPAK-ut për të ndëshkuar korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
TIRANË- Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës mbajti sot Kuvendin Kombëtar, pak ditë pasi rizgjodhi kryetarin e saj Lulzim Basha. Kuvendi konfimoi orientimin euro-atlantik të partisë, pas përçarjeve, që u shkaktuan nga shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha prej SHBA-ve për korrupsion.
Zoti Basha deklaroi se PD do t’i sigurojë një mbështetje të plotë SPAK-ut për të ndëshkuar korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot Kuvendin Kombëtar në valën e përpjekjeve për t’u riorganizuar pas ndarjeve të ndryshme, që ndodhën në radhët e saj me shpalljen non grata nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha. Kuvendi mbahet pak javë pas rizgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në drejtimin e saj.
Në rezolutën e Kuvendit theksohet se Partia Demokratike konfirmon orientimin euroatlanik të saj në aleancë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, dhe anëtarësimin e plotë të vendit në BE si objektiv kryesor të partisë kryesore opozitare.
Kuvendi nxiti SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita është në vështirësi pas veprimeve të papërgjegjshme të ish drejtuesit të saj, ndërsa ajo Shqipëria ka nevojë për t’u ndarë nga e shkuara e korruptuar dhe për të ndërtuar një të ardhme europiane.
“Ne jemi bashkë sepse besojmë tek vlerat dhe parimet, tek e vërteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek seleksionimi për të luftuar disa e për të kursyer disa të tjerë, me të cilët bëhen pazaret e natës. Për ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në politikë e kudo është pa kompromis. Përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshme apo te padukshme”, tha zoti Basha.
Opozita u angazhua për dekriminalizimin dhe dekomunistizimin e politikës shqiptare. Zoti Basha tha se Shqipëria ka shumë politikanë që abuzojnë përditë me pasuritë e saj dhe dëmtojnë të ardhmen e saj, ndërsa PD ishte shndërruar nga parti e lirisë në diktatin e një individi, por duart e pista te politikës se vjeter nuk fshihen dot pas baltës ndaj PD.
Pasi fajësoi ish kryeministrin Berisha se për hallet e tij personale dëmtoi demokratët në garën e fundit zgjedhore, ai ftoi gjithë demokratët e foltores dhe qytetarët që mbështesin të djathtën.
Zoti Basha theksoi se marreveshja Berisha - Rama e vitit 2008 bëri që një grup mafioz të kapë gjithçka me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar, ndaj sot nevojitet tha ai mbështetje pa rezerva e drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë.
“Aleanca mes politikës dhe krimit të organizuar e ka kthyer Shqipërinë në vëmendjen botërore si vend kyç për kartelet ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pastrimit të parave. Nuk ka ditë që të mos vijnë lajme nga SPAK-u për zyrtarë, ministra apo ish ministra për afera korruptive qindra million dollarëshe. Ne e përshëndesim punën e deritanishme të SPAK-ut dhe e mbështesim plotësisht dhe pa ekuivok këtë organ të Reformës në Drejtësi. Korrupsioni i kësaj qeverie është pasojë e drejtpërdrejtë e përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme dhe mungesës së funksionimit të demokracisë”, tha zoti Basha.
Kuvendi zgjodhi Këshillin Kombëtar dhe shqyrtoi disa ndryshime në statut mbi marrëdhëniet e forumeve drejtuese të Partisë Demokratike, mes tyre bie në sy moskushtëzimi i drejtuesit kryesor për dorëheqje nëse humbet zgjedhje.
Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha kontrollon një pjesë të deputetëve dhe përkrahësve të opozitës në bazë, pas lëvizjes së Foltores që nisi me shpalljen e tij non grata nga SHBA dhe përjashtimin nga grupi parlamentar, e cila kulmoi me marrjen me dhunë të selisë së Partisë Demokratike. Ndarjet, mosbesimi dhe përçarjet në radhët e kësaj partie bënë që në zgjedhjet vendore të 14 majit PD zyrtare të konkurronte me një numër minimal kandidatësh, ndërsa pjesa tjetër u përfshinë në koalicion me partinë e Lirisë.
Marrë nga VOA
Lulzim Basha TIRANË- Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Lulzim Bashës dhe grupit të tij ka përfunduar. Mbledhja e sotme ka ...
Fredi Beleri HIMARË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Posa&cc...
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Bardhi ka thumbuar L...
Lulzim Basha TIRANË- Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Basha miratoi ndryshimet në statutin e partisë. Lulzim Basha &eum...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Si...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, is...
Ori Nebiaj TIARNË- Deputetja Ori Nebiaj duket se ka braktisur Gazment Bardhin dhe ka vendosur që t’i bashkohet Lulzim Bash&e...
Lulzim Basha TIRANË- Grupi i Bashës ka nisur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në ambientet e Pallatit të të Sportit &l...
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha TIRANË- Një ndër propozimet që pritet të miratohet sot në Kuvendin Kombëtar të...
Fatos Nano TIRANË- Sipas burimeve nga spitali privat ku lideri historik i PS-së po kurohet, bëhet me dije se momentalisht gjendja sh&eu...