Aktualitet

Aksident në Maliq, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

2 Shtator 2023, 15:58 Nga I.A
Aksident në Maliq, makina del nga rruga, plagosen 3 persona
Foto ilustruese

MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.   

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll