Aktualitet

Vrasja në familje në Selenicë! Policia sekuestron pajisjet me të cilat 23-vjeçari ka vendosur eksplozivin: Granata, pushkë...

2 Shtator 2023, 14:14 Nga f.i
Vrasja në familje në Selenicë! Policia sekuestron pajisjet me
pajisjet e sekuestruara

VLORË- Mato Glluçaj, 23 vjeç është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se vrau të atin me esploziv, ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjet me të cilat ka vendosur lëndën plasëse.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi
– 25 granata dore difensive
– 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila)
– 43 kapsolla detonatore
– 5 ndezësa granatash
– 1 armë zjari pushkë
– 1 celular
– 2 thika
– 310 fishekë luftarakë
– 12 krehra për armë zjarri,
– 2 radio marrëse-dhënëse
– kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

mato gllucaj durmish gllucaj

Sondazh

Poll