30 Gusht 2023, 12:21
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i dërgoi mesazh dje gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij, kur doli dhe mbrojti sterilizimin. Berisha në një konferencë për mediat ka theksuar se Rama faktoi dje se sterilizimi është biznesi i tij dhe i Ilir Beqjas. Po ashtu Berisha ka shtuar se Rama për të mbrojtur pronën e tij, siç është sterilizimi, nuk njeh as ligj e as institucione kushtetuese.
"Edi Rama sapo zbriti dje nga autobusi i BE-së apo aeroplani rus, nuk u mor vesh se cilin preferonte, faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqja i tij janë pronarët realë, të vjedhjes së dytë shekullit, apo inceneratorit të shëndetësisë, kurse Rrapaj dhe stërrapaj janë thjeshtë pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e aferës. Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani. Edi Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat sepse ai dje mbrojti aferën e tmerrshme korruptive për të cilën, për shkak të kostos stratosferike u privuan nga ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme, çdo muaj, 1 mijë të sëmurë dhe ky privim me qindra, mos mijëra raste pati pasoja fatale për të sëmurët.
Edi Rama dëshmoi dje se sterilizimi është vjedhja e dytë e tij e shekullit dhe është biznes i tij dhe Beqjes, kurse muratori i tyre Rrapaj me investalin e tij me kapital 1 mijë euro është thjeshtë Zoto i radhës. Edi Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë pasi ka njohur dosjen ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale. Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja. Edi Rama dëshmoi dje se në mbrojtje të biznesit të tij, nuk njeh ligj, kushtetutë, as edhe institucione kushtetuese të vendit siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion që ka denoncuar 2 vite më parë kontratën si korruptive dhe ka kërkuar rinegocimin e plotë të saj. Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe me dëshmitarë dhe shifra të rreme mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet në konfliktin e interesit dhe mashtrimin me pasoja gjer sot 79 mln euro nga ai dhe Beqja i tij, të sëmurëve shqiptarë," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
30 Gusht 2023, 12:22
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit t...
Politike
30 Gusht 2023, 12:11
A.B
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 1 shtator padinë e PD-së së Lulzim Bashës ndaj Komisio...
Politike
29 Gusht 2023, 21:34
I.A
Fatos Nano
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga shtrimi në spital i ish-kryeministrit Fatos Nano. Mësohet se lideri hist...
Politike
29 Gusht 2023, 21:12
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një shkrim për kryeministrin Edi Rama. Me an&eu...
Politike
29 Gusht 2023, 18:50
m.s
Edi Rama ne Samitin e Bled
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore në diskutimin e krerëve të Ballkanit P...
Politike
29 Gusht 2023, 14:37
f.i
albana vokshi
TIRANË- Në një deklaratë për mediat deputeja e PD Albana Vokshi, ka reaguar pas vizitës së Ramës...
Politike
29 Gusht 2023, 14:32
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për gazet...
Politike
29 Gusht 2023, 13:50
f.i
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shpre...
Politike
29 Gusht 2023, 13:32
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boç...
Politike
29 Gusht 2023, 12:06
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku ka kryer një i...