Politike

I intubuar prej disa ditësh, detaje të reja nga shtrimi i Fatos Nanos në spital

Mësohet se lideri historik i Partisë Socialiste prej një jave ndodhet në spitalin provat Hygeia në Tiranë. 

29 Gusht 2023, 21:34 Nga I.A
I intubuar prej disa ditësh, detaje të reja nga shtrimi i Fatos Nanos
Fatos Nano

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga shtrimi në spital i ish-kryeministrit Fatos Nano. Mësohet se lideri historik i Partisë Socialiste prej një jave ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë. 

Nano mësohet se vuan nga insuficienca respiratore dhe për shkak të gjendjes së rëndë, ka qënë i shtruar në reanimacion. Nano ka ndenjur i intubuar deri sa gjendja e tij është përmirësuar dhe stabilizuar.  

Ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej.

fatos nano

Sondazh

Poll