Politike

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin', Rama 'qetëson' mjekët te 'Shefqet Ndroqi': Procesin nuk do e bllokojmë

Rama tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore.

29 Gusht 2023, 12:06 Nga A.B
Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin', Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku ka kryer një inspektim në njëri nga 17 centralet e sterilizmit, koncesion i shumë diskutuar, për të cilin SPAK ka arrestuar ish-zv ministrin e Shëndetësisë si dhe biznesmenin që fitoi tenderin Ilir Rrapaj.

Ai tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore. Më tej shton se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit, madje tha se procesi nuk do bllokohet për shkak të arrestimeve. 

Unë kisha dhe një qëllim tjetër, se i thashë Ogertës që të përcjellim dhe një mesazh për të gjithë ju se kur ndodhi në fillim ajo që u lajmëruan masat e sigurisë për atë grupin që ka bërë procesin, kam marrë disa mesazhe, por më shumë sesa pak mesazhe nga mjekë, që edhe ndonjë as nuk e njihja, se ishin të gjithë të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe mos bllokohet kjo gjë dhe ku do shkojmë, dhe kjo nuk është fare pjesë e kësaj gjëje dhe nuk ka shanse sepse qëllimi jonë i përbashkët dhe arsyeja që e kemi bërë këtë, ka qenë që t’ju japim, ju në dorë instrumentet e klasit më të lartë sot dhe janë të klasit më të lartë sot; nuk ka qenë që hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni ça të kapni. Kush sheh me këtë rast ‘’kapni ça të kapni’’, ka tjetër drejtim, atje ku e dimë. Ne jemi për këtë drejtim dhe kjo jo vetëm është e garantuar por duhet edhe të  përsosim duke qëndruar vazhdimisht në nivelin më të lartë sepse ndërkohë edhe bota i përsos këtë gjëra.” – u shpreh ai.

edi rama

Sondazh

Poll