Aktualitet

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, arrestohen 2 vëllezërit në Sarandë

28 Gusht 2023, 17:21 Nga f.i
Kundërshtuan punonjësit e Policisë, arrestohen 2
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Dy vëllezër, 43 dhe 35 vjeç janë arrestuar në Sarandë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.   

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.         

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

arrestohen dy persona në sarandë

Sondazh

Poll