Sport

VIDEO/ Nëna e presidentit Luis Rubiales, ngujohet në një kishë dhe shpall grevë urie...

Ángeles Bejar, nëna e Luis Rubiales, president i Federatës së Futbollit

28 Gusht 2023, 13:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Nëna e presidentit Luis Rubiales, ngujohet në një

SPANJE - Ángeles Bejar, nëna e Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjole të Futbollit, i cili u pezullua nga FIFA pas polemikave për puthjen në buzë të futbollistes Jenni Hermoso, u ngujua në një kishë në Motril, në provincën e Granadës dhe njoftoi se do të hyjë në grevë urie deri në vendosjen e drejtësisë për djalin e saj. 

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni publik spanjol “Tve”, i transmetuar nga qyteti andaluzian. Gruaja është mbyllur në kishën e Divina Pastora së bashku me motrën e saj. Rubiales, pas polemikave, arriti në qytetin e Motrilit për të kaluar disa ditë me familjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll