Aktualitet

Nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet administratori i firmës

67-vjeçari, Gjon Kolaj (administrator i firmës), është arrestuar sot, pasi nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat.

26 Gusht 2023, 13:02 Nga A.B
Nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet
Foto nga Policia

LEZHË- Policia e Lezhës ka goditur veprimtarinë kriminal në fushën e krimeve mjedisore. 67-vjeçari, Gjon Kolaj (administrator i firmës), është arrestuar sot, pasi nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat. Policia bën me dije se janë sekuestruar tre kamionë dhe një ekskavator.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarku Lezhë/Finalizohet operacioni policor “River Cries”. Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, Gjon Kolaj, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin. Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.

Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët).

Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “.

gjon kolaj

Sondazh

Poll