Aktualitet

Operacioni 'Tomorri' në Poliçan/ U kapën duke ruajtur me armë parcelën me 125 rrënjë kanabis, në pranga babai dhe dy djemtë

Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari. Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike.

26 Gusht 2023, 10:44 Nga a.l
Operacioni 'Tomorri' në Poliçan/ U kapën duke ruajtur
Kanabis

POLIÇAN- Në kuadër të një operacioni të koduar 'Tomorri', policia në Poliçan ka vënë në pranga babain dhe dy djmetë, të cilët janë kapur të armatosur teksa ruanin parcelën me kanabis në fshatin Tozhar të Poliçanit. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari. Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar dhe të DVP Berat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer me Prokurorinë e Beratit, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tozhar, Poliçan, nga disa shtetas, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Tomorri”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestuan shtetasit H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë). 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë cannabis sativa të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap dhe u arrestua shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

polican

Sondazh

Poll