Aktualitet

BMW-ja përfundoi në digën e liqenit në Tiranë, Gjykata cakton arrest në burg për Eldi Allushin

Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, ende në kërkim.

26 Gusht 2023, 11:13 Nga A.B
BMW-ja përfundoi në digën e liqenit në Tiranë, Gjykata
Eldi Allushi

TIRANË- Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMV X6 që përfundoi nga rruga në shëtiroren e Liqenit Artificial në Tiranë. Edhe Prokuroria kërkon arrest me burg, pasi Eldi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, ende në kërkim.

Para hetuesve, 26-vjeçari ka thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.

eldi allushi

Sondazh

Poll