Sport

Federata Spanjole i është përgjigjur me foto Hermosos: “Do të vërtetojmë gënjeshtrat”

Jenny Hermoso pohoi në letrën e saj, se ajo nuk e joshi dhe nuk e ka ngritur kurrë në ajër presidentin Luis Rubiales, ndërkohë që Federata Spanjole u përgjigj me katër foto, duke theksuar se ato do të vërtetonin gënjeshtrat e saj, si dhe do të merrnin masa ligjore.

26 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Federata Spanjole i është përgjigjur me foto Hermosos: “Do

SPANJE - Vazhdojnë zhvillimet në Spanjë lidhur me skandalin me puthjen e presidentit Luis Rubiales të Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF) ndaj kapitenes së kombëtares, Jenny Hermoso, gjatë dhënies së medaljeve në Kupën e Botës për femra.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa ka theksuar se puthja është bërë me pëlqimin e lojtares spanjole. Nga ana e saj, Hermoso me një deklaratë me shkrim ka pohuar se nuk ka pranuar asnjëherë, por as nuk e ka ngritur në ajër presidentin.

Pas letrës së saj, Federata Spanjole iu përgjigj Hermosos me katër fotografi, duke treguar Pouteyas duke ngritur lart presidentin spanjol.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) thotë: "RFEF dhe presidenti i saj do të vërtetojnë secilën nga gënjeshtrat e përhapura, ose nga dikush në emër të lojtares ose, nëse është e zbatueshme, nga vetë lojtarja.

RFEF dhe presidenti, duke pasur parasysh seriozitetin e përmbajtjes së komunikatës nga sindikata Futpro, do të iniciojnë veprimet e duhura ligjore”.

Federata Spanjole lidhur me vendimin e lojtareve në shenjë proteste që të mos e veshin më fanelën e kombëtares nëse Rubalies nuk largohet, është shprehur se lojtaret e kanë detyrim të luajnë nëse thirren.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll